Siljanovska-Davkova: Të rritet vetëdija publike dhe të hapen më shumë qendra ditore për personat me sindromën Down
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot, në prag të 21 marsit – Ditës botërore të personave me sindromën Daun, priti përfaqësues të shoqatës për rehabilitim dhe përfshirje të personave me sindromën Down “Qendra ditore – Doza e lumturisë” nga Shkupi.
MARKETING

Siljanovska-Davkova e përshëndeti qasjen holistike në punën e shoqatës në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të jetës së fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me sindromën Down.
Në njoftimin e Kabinetit të presidentes thuhet se, në mbështetjen e prindërve dhe familjeve kujdestare, për presidenten është e rëndësishme që institucionet t’u mundësojnë personave me sindromën Down zhvillimin adekuat të aftësive jetësore dhe pjesëmarrjen aktive në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, si qytetarë të barabartë.
Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për rritjen e vetëdijes publike, si dhe hapjen e më shumë qendrave ditore.
“Nuk ka dozë më shëruese lumturie se sa mirëkuptimi, pranimi dhe dashuria ndaj këtyre personave”u shpreh ajo.
Kryetarja e shoqatës, Suzana Stojanovska, informoi se qendra e tyre është e hapur jo vetëm për fëmijët me sindromën Down, por edhe për fëmijët me aftësi të tjera të kufizuara, siç janë dëmtimet në të folur, dëgjim dhe shikim.