Siljanovska për çështjen e spiunazhit: Të respektohen dispozitat e Ligjit për procedurën penale dhe prezumimi i pafajësisë
AA
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nuk dëshiron të komentojë për të ashtuquajturën “aferë e spiunimit” në Kabinetin e saj, por thotë se është konfuze nga përgjigjet e Prokurorisë. Ajo vlerëson se duhet të respektohet Ligji për Procedurën Penale dhe prezumimi i pafajësisë.
“Jam pak konfuze me përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve ose me njoftimet që vijnë pikërisht nga Prokuroria për krim të organizuar, në të cilat shpjegohet komunikimi i tyre me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Jo, nuk i shmangem deklaratave. Megjithatë, mendoj se duhet të respektohen dispozitat e Ligjit për Procedurën Penale dhe sa i përket prezumimit të pafajësisë, por siç thashë edhe sa i përket mbledhjes së të dhënave dhe hapjes eventuale të një procedure penale”, theksoi Gordana Siljanovska-Davkova.
Ndryshe, dje u raportua se Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka hapur procedurë parahetimore për shkak të dyshimeve për kopjim të paautorizuar të të dhënave nga sistemi i Kabinetit të presidentes dhe thotë se ende nuk i ka marrë rezultatet dhe provat nga MPB-ja.
Nga ana tjetër, MPB informoi se vazhdon analiza e pajisjeve dhe të dhënave të konfiskuara dhe se të gjitha gjetjet do t’i dorëzohen Prokurorisë pas përfundimit të hetimit.
MPB Maqedoni njofton se dy persona janë privuar nga liria nga gjithsej katër raste të denoncuara për dhunë familjare gjatë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se grupi parlamentar i LSDM-së do të ngrejë padi penale dhe interpelancë kundër kryetarit
Pas dy protestave të organizuar nga studentetët, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe,