
Silvinjo i kënaqur, Manaj dhe Uzuni numërojnë 29 gola së bashku
Myrto Uzuni dhe Rej Manaj janë në formë të shkëlqyer. Që të dy së bashku kanë shëuar 29 gola këtë sezon dhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinjo do të duhet të jetë i kënauqr në prag të “Euro 2024”. Granada bindi ndaj Osasuna-n në takimin e javës së 33-të të La Liga. Takimi u zhbllokua në minutën e 29′ nga Pelistiri që i dha avantazhin skuadrës së Granada-s.
Ndeshja vazhdoi me këtë rezultat deri në nisje të pjesës së dytë, pasi në minutën e 48′ Myrto Uzuni gjeti rrugën drejt rrjetës dhe njëkohësisht golin e 11-të sezonal, ndërsa dyfishoi avantazhin e ekipit të tij. Madje sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit u shpall edhe lojtari i ndeshjes.
Rej Manaj shënoi golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin, që është i 18-ti për sulmuesin lushnjar. 27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin shtëpiak përballë Konjasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Etemit.
Ishte minuta e 86’ kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një “predhe” që e shtangu këtë të fundit. Duke ndezur festën e tifozëve të Sivassporit në stadium dhe duke vulosur suksesin 1-0 për vendasit. Vetëm Mauro Ikardi i Gallatasarajt (21) dhe Edin Xheko i Fenerbahçes (20) kanë shënuar më shumë se Manaj në Superligën turke.