Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Silvinjo para sfidës me Gjeorgjinë: Vetëm fitorja na bën punë
Sport

Silvinjo para sfidës me Gjeorgjinë: Vetëm fitorja na bën punë

October 14, 2024

AA

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur para mediave për konferencën e zakonshme para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, këtë të hënë. Trajneri shpjegoi situatën e ekipit pas humbjes në Çeki, por edhe pritshmërinë që ekziston për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

 

“Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.

 

 

“Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.

 

“Gjeorgjia është një ekip i madh, Sanjol po bën një punë shumë të mirë prej kohësh, po bën shumë mirë, ka në ekip lojtarë të mëdhenj europiane. E kemi parë ndeshjen, por duhet të mundohemi të bëjmë diçka ndryshe, por po luajmë jashtë, do të jetë e vështirë, të shohim nëse duhet ndërruar ndonjë lojtar. Por më e rëndësishme është të dalim në fushë dhe të bëjmë gjithçka. Ne kemi respekt për Gjeorgjinë, por nuk kemi kohë për të humbur, do të jetë një ndeshje e vështirë. Ndeshjen e Gjeorgjisë me Ukrainën e pashë, ishte 50-50, ndeshje e vështirë. Ukraina ka lojtarë të pabesueshëm por Gjeorgjia a bëri mirë. Por në fund është balanca mes të gjithëve, me një gabim pëson gol dhe je i vdekur. Kjo është ajo që ndodhi me Gjeorgjinë. Nesër pres të njëjtën ndeshje, shumë të vështirë, duhet shmangur çdo gabim, por do të jetë shumë e vështirë për këdo”

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë, por kërkojmë

November 18, 2026
Kosovë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës pas vendimit

November 18, 2026
Kosovë

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti veturën pa

November 18, 2026
Kosovë

Përparim Rama me mesazh epik për Kurtin: Zgjohu se na

November 18, 2026
Kosovë

Rasti i Arlinda Zekajt, nesër intervistohet Gazmend Muhaxheri

November 18, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5197
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15531
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Jemi të gatshëm për bisedime me Bullgarinë,

Maqedonia e Veriut është e gatshme për dialog me Bullgarinë me qëllim tejkalimin e kontestit dypalësh, por kërkon parashikueshmëri në

Kosovë

Më në fund reagon edhe qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në rastin e dytë

Kosovë

“Triovetura” gjobitet me 3 mijë € pasi shiti

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka gjobitur me 3 mijë euro kompaninë “Triovetura Corporation” SH.P.K., pas ankesës së një

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.