
Silvinjo: Përzgjedhja ishte në bazë taktike dhe karakterstikave të futbollistëve
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo ka folur në lidhje me listën e lojtarëve të cilët do të grumbullohen për Kampionatin Evropian.
Gjatë një konference për shtyp, Sylvinho u shpreh se e kishte të vështirë përzgjedhjen e futbollistëve. Tekniku brazilian shtoi se përzgjedhja është kryer bazuar në taktikat dhe karakteristikat e secilit futbollist.
“Ka qenë shumë e vështirë për ne të zgjedhim këto lojtarë. Për fat të keq, është e pamundu rtë marrim të gjithë lojtarët në Gjermani. Një grup kaq i madh lojtarësh nuk mund të menaxhohet mirë, ka qenë e vështirë dhe një sforco e madhe. Zgjedhjet janë bazuar në analizat, taktikat, karakteristikat e çdo lojtari, të grupit. Finalet e Europianit janë specifikë tjetër, krahasuar me kualifikuest. Në 10 muaj Shqipëria luan 8 ndeshje, në këtë turne bëjmë 3 ndeshje brenda 15 ditësh. Është specifikë krejt ndryshe”, theksoi ai.