
Silvinjo publikon listën për “EURO 2024”, Uzuni dhe Cikaleshi mbeten “OUT”
Tekniku Sylvinjo ka prezantuar listën zyrtare të lojtarëve, të grumbulluar, në kuadër të Kampionatit Evropian të futbollit “EURO2024”, që do të zhvillohet në Gjermani, mes datave 14 qershor-14 korrik.
Kështu për portën janë thirrur: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati e Simon Simoni.
Në mbrojtje Silvinjo ka vendosur të marrë me vete për fazën përgatitore Naser Alijin, Arlind Ajetin, Ivan Balliun, Berat Gjimshitin, Elseid Hysajn, Mario Mitajn, Marash Kumbullën, Ardian Ismajlin dhe Enea Mihajn.
Në mesfushë rikthehet Amir Abrashi, ndërsa pjesa tjetër e grupit përbëhet nga Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi dhe Ylber Ramadani. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga Armando Broja, Jasir Asani, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rej Manaj dhe Taulant Seferi.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.