Silvinjo shpjegon: Mungesa e Seferit është një mesazh për të gjithë
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka folur në një konferencë për mediat ku ka komentuar 26 lojtarët e zgjedhur për sfidat me Anglinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Braziliani u ndal te zgjedhjet e bëra, duke shpjeguar mungesat e Taulant Seferit dhe Anis Mehmetit, teksa tregoi dhe gjendjen e Ardian Ismajlit dhe Armando Brojës, të cilët sapo janë rikthyer nga dëmtimet që kanë kaluar.
“Dëmtimet janë për ne dhe për ta, të gjithë, për fat të keq ndodhin. Kombëtarja është gjithmonë e hapur, mbërrijnë lojtarë të ndryshëm, kjo është puna. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, duhet të punojmë shumë për të dyja. Sa i përket Anglisë, jam dakord është ndër më të fortat në botë, ka lojtarë shumë të fortë, tani ka një trajner shumë të madh, siç ishte Sauthgejt me dy finale europiane. Tani vjen një trajner tjetër i rëndësishëm, të pret një ekip më nivel të lartë. Ne duhet të punojmë shumë. Më shqetësojnë të dy ndeshjet, në aspektin e punës. Duhet të punojmë e përgatitim shumë mirë ndeshjet, se janë shumë të ndryshme, duhet të përgatitim lojtarët se janë shumë të ndryshëm në aspektin futbollistik.
Seferi?
Kemi mbingarkesë në të majtën, kemi shumë alternativa. Seferi po bën te ne një rrugëtim shumë të mirë, është një lojtar shumë i mirë, ka zëmër, na jep gjithçka me zemër, hera e parë që mungon. Këto ndeshje do të thonë që nis një ëndërr e rëndësishme, me ëndrrën për të shkuar në Botëror. Unë e kam. Dhe duhet të bëjmë mirë të gjithë. Ky është një mesazh për të gjithë lojtarët, jo vetëm për të. Mund të vijë pyetje për Mehmetin, që sot nuk është, por nesër mund të jete, ka nevojë për të gjithë. Kombëtarja është e hapur, duhet të mendojmë në mënyrë strategjike sa i përket ndeshjeve. Majtas kemi Hoxhën, Muçin, Bajrami, Mehmeti, Seferi… Të gjithë mund të luajnë majtas dhe duhet, unë duhet të marr dy apo tre. Strategjikisht, sa i përket dy ndeshjeve, bëhen zgjedhje.
Brruti?
Duhet kuptuar pak puna, Unë jam përgjegjësi, jam unë trajneri, e pastaj janë Doriva, Pablo e Bulku. Pastaj kemi anën teknike me Bushin dhe drejtorin Pea. Jemi të gjithë përgjegjës për vlerësimin teknik të lojtarëve. Ne ndjekim shumë. Sa i përket Brrutit, ai është një lojtar që ne e ndjekim, jemi pas një lojtari që luan me të majtën. Muçollin kishim kohë që e ndiqnim dhe u dëmtua vazhdon të jetë përsëri. Uroj të rikuperohet se është djalë i mirë. Nëse kemi mbingarkesë në të majtën, në të djathtën kemi më pak, edhe në mesfushë. Vjen edhe Pajaziti, është një lojtar polivalent. Brruti është një lojtar me të majtën, që e kemi vlerësuar dhe meriton të vijë te ne dhe jam i bindur se mund të bëjë gjëra të rëndësishme. Na mungon edhe në mesfushë në të majtën. Është një djalë që do të vijë me qetësi, brenda grupit dhe e zhvillojmë. Në nivelin ku jemi, duhet të jetojmë me presionin. Një lojtar duhet shkojë e luajë në “Uembli”, jo vetëm ai, por edhe të tjerë. Shoh intervista trajnerësh që flasin për lojtarë të rëndësishëm dhe thonë që duhet të rriten, luajnë në “Kamp Nou”, “Santiago Bernabeu”, “Uembli”. Ne duhet të jetojmë me këtë situatë, por sa i përket punës si Kombëtare, ai ka mbështetjen tonë dhe për të folur e ecur përpara në kohën e tij.
Shehu?
Po është e vërtetë Juljan po bën mirë, e prisja një pyetje për të. Është lojtar që jep centimetra, luan mirë, ka grintë është lojtar me eksperiencë. Dua të jap një spunto nga atë kemi marrë nga U21, ka pasur një lloj procesi, ka këmbë teknike të mirë. Përsa i përket skemës mund të bësh gjithçka por të mos humbasësh ekuilibrin e skuadrës. E keqja është që nuk kemi shumë kohë për të punuar, por patjetër kemi një plan B dhe C, por duhet ta shohim njëherë planin A, pasi kemi opsione, kemi rikthimin e Gjimshitit, por çdo gjë vlerësohet në ditët në vijim kur të vijnë të gjithë lojtarët. Është e gjitha në formë procesi, pas Hysaj, kemi Balliun dhe Hadrojn, por tani është transferuar në Ukrainë. Në të djathtë jemi ok, por mungesat i kemi në të majtën, është mungesa e Marios, por kemi Alijin tek i cili kemi besim, ka bërë 2 Europianë është mëngjarash dhe ka eksperiencë, Hadroj është i radhës që kemi në të djathtë.
Ramadani apo Berisha?
Berisha është një tjetër i ri që vjen nga U21, ka bërë Europianin me ne, ka cilësi teknike e fizike. Më kënaq fakti që u kthye me Leçen, se vinte nga dëmtimi prej muajsh. Pastaj për ne është njëlloj. Vjen lojtari, duhet të shohim kush është në formë e jo. Ramadani është një lojtar që te ne ka bërë shumë mirë gjithmonë, kemi besim te ai dhe presim. Ne duhet të presim që të vijë lojtari. Kjo puna e Kombëtares është e vështirë se e sheh në video një lojtar, por më e mira është kur vjen, se sheh nëse është në situatë të mirë apo formë. Për mua sa herë luajnë me klubin, është e mirë dhe jam i lumtur për Berishën”, tha ai.