Silvinjo tregon përse nuk grumbulloi Mujën dhe Dakun
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp para grumbullimit të ekipit për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, respektivisht më datë 22 dhe 25 mars.
Tekniku i kuqezinjve shpjegoi me më shumë detaje emrat në listën e të grumbulluarëve.
Muja dhe Daku jashtë, dhe grumbullimi për Arbër Hoxhën?
“Në sulm ka shumë dhimbje koke që është normale për mua. Muja, Daku dhe Gjasula janë të rëndësishëm, i kemi në konsideratë, por unë nuk mund të grumbulloj 30 lojtarë. Duhet të shohim edhe lojtarë si Manaj. Hoxhën e ndiqnim për tre muaj, luan në të majtë. Hoxhën e vëzhgonim prej tre muajsh”, tha mes tjerash Silvinjo.