
Silvinjo: “Zgjidhja jo e lehtë, dëshirojë të merrja 35 futbollist…”
Tekniku Silvinjo shpjegoi se përzgjedhja nuk ka qenë e lehtë dhe nëse do të ishte pyetur ai, atëherë do të grumbullonte 35-40 futbollist.
“Unë preferoj gjithmonë që të flas për lojtarët që janë këtu. Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për mua dhe të gjithë trajnerë, sot kam dëgjuar grumbullimin e Spanjës, të gjithë ishin në vështirësi, edhe ata që kanë 35-40. Nuk është e thjeshtë, unë preferoj të flas gjithmonë për lojatarë që janë mirë. Abrashi është një lojtar që ka bërë Euro 2016. I vetmi mesfushor që ka bërë Europiani, na ka sjelle eksperiencë, shpirtin dhe grintën që ka kjo skuadër. Berisha është një vit që e ndjekim, prej kohësh, sepse sipas nesh përgjigjet. Si Mitaj që vjen një moment, është një punë që është gati dhe duhet të ketë këtë eksperiencë. Abrashi do i japë shumë eksperiencë këtij lojtari.
Unë dëshiroja të merrja 35. Është e vërtetë që ka lojtarë që e meritojnë të jenë këtu, por nuk mund të marr. UEFA thotë 26. Disa e meritojnë, por kështu është jeta, nuk është e lehtë. Ne i kemi studiuar lojtarët në nivel individual, karakteristikat, kundërshtarin, skenarët, nuk është e thjeshtë. Pastaj në bazë të të gjithave zgjodhëm këto, por sigurisht që kemi deri në 10 lojtarë më shumë të gatshëm për të hyrë në ekip, por bëmë këtë zgjedhje. Kemi 15 ditë stërvitje, me 7 duhet të bëjmë listën përfundimtare. Më vjen keq për lojtarët, jemi në vështirësi, rregulli është 26. Për fat të keq është kështu dhe ne kemi besim te këta 27 që janë këtu,” tha mes tjerash trajneri Silvinjo.
Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Gjermani 2024 me përballjen ndaj Italisë mbrëmjen e 15 qershorit në “Signal Iduna park” të Dortmundit, ndërsa sfida e dytë do të jetë ndaj Kroacisë më 19 qershor, për të vijuar me Spanjën më 23 qershor.