AA
Pjesëtarë të Listës Serbe vazhdimisht janë akuzuar për afërsinë me Millan Radojiçiq dhe grupet kriminale në veri, sidomos pas sulmit të 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.
Tëvë1 ka siguruar ekskluzivisht fotografi të Sllavko Simiq, i propozuar nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, i cili shihet me kryeterroristin, Millan Radojiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Gjithashtu, Tëvë1 ka siguruar fotografi, e cila është shkrepur në nëntor të 2024-tës, ku Sllavko Simiq shihet me Aleksandar Filipoviç ish-shefi i operatives të Policisë se Kosovës në veri të Mitrovicës, i cili kishte dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës.
Tutje, në një fotografi tjetër, Sllavko Simiq shihet afër me Vladimir Radivojeviq (Mami) pjesëmarrëses në sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq aty shihet në anën e djathte, Lazar Radenkovic pseudonimi (Proja) i cili ka urdhër-arrest për laborator droge te Hajducki konak vlera mbi 8 milionë euro. /teve1.info/
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”