
Simone Inzagi: Duhet të qëndrojmë të përqendruar
Trajneri i Interit, Simone Inzagi u shpreh tepër i lumtur për ecurinë e skuadrës së tij pas triumfit 4-0 të arritur në shtëpi ndaj Atalantës.
“Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, në minutat e para studiuam kundërshtarin, më pas skuadra aplikoi atë që kishim studiuar. Dyfishuam epërsinë, goditëm traversën, pastaj në pjesën e dytë u futëm në fushë me atë dëshirë. Është një ndeshje e shkëlqyer që na bën të vazhdojmë përpara në udhëtimin tonë. Më Gasperinin jemi përshëndetur me shumë kënaqësi, është gjithmonë mirë ta takosh. Jam i lumtur aty ku punoj, kam kaluar shumë mirë edhe te Lacio. Gjithmonë më ka pëlqyer të shoh ekipet e mia duke luajtur, kjo është kënaqësia më e madhe. Kam pasur fatin të arrij objektiva të rëndësishme, por në futboll ju duhet të shikoni përpara.
Është e qartë se komplimentet më japin kënaqësi të madhe, por skuadra ka luajtur mirë për dy vjet e gjysmë. Lojtarët shfaqen futboll të shkëlqyeshëm, ka qenë një udhëtim i shkëlqyer. Unë kam qenë shumë i kënaqur me atë që ekipi im po bën për dy vitesh e gjysëm. Ata po luajnë mirë, është mirë për momentin, por ne e dimë që nga 28 janari deri më 28 shkurt ne i vendosëm këto dymbëdhjetë pikë përpara. Në një muaj i krijuam ato, ne e dimë se gjykimet janë shumë të shpejta, në futboll është mirë, duhet të qëndrojmë të përqendruar”, u shpreh Inzagi.