
Simone Inzagi në ankth, mesfushori rrezikon dy muaj pushim
Tek Inter janë në ankth për gjendjen e mesfushorit polak Piotr Zielinski. I aktivizuar në minutën e 70-të në fitoren 3-2 ndaj Monza, ai u zëvendësua pas vetëm tri minutash, i dëmtuar.
Lojtari do t’i nënshtrohet testeve më të detajuara mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit. Ai u detyrua të largohet nga fusha pak minuta pasi hyri, pasi ndjeu dhimbje në pulpë.
Sipas mediave italiane, Piotr Zielinski rrezikon deri në 2 muaj pushim, çka do të thotë se ai mund të rikthehet vetëm në fundin e sezonit. Një humbje e madhe për trajnerin Inzagi.