
Simone Inzagi nuk shmang polemikat: Fiorentina ka të drejtë, topi doli jashtë aksionit
Simone Inzagi ka deklaruar se mirëkuptonte acarimin e Fiorentinës për golin e avantazhit të Interit, pasi ka pranuar se topi kishte dalë jashtë gjatë aksionit që solli goditjen nga këndi. Por ai ka theksuar gjithashtu pas sfidës së fituar 2-1 ndaj Fiorentinës, se ishte gabuar në të njëjtën mënyrë edhe me penalltinë që u dha kundër skuadrës së tij.
“Tensioni me pankinën e Fiorentinës? Fiorentina ishte e inatosur, siç është e drejtë të jetë, siç isha i inatosur unë në Leverkusen kur kemi pësuar gol në një goditje këndi që lindi nga një pozicion jashtë loje. Nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte ndodhur, kishte një moment tensioni.
Pastaj pashë përsëri edhe penalltinë, që nuk ekziston, ndërhyri VAR-i që nuk ndërhyri në derbi dhe do të kishim fituar ndeshjen. E kuptoj Paladinon, topi ka dalë jashtë, në atë rast nuk mund të ndërhyjë VAR-i. Pastaj te penalltia Darmian është një metër e gjysmë larg dhe ndërhyn VAR-i te një penallti që sipas meje nuk ekziston”, tha trajneri i Interit në konferencë për shtyp.