
Simone Inzagi: Sfida ndaj Atalantës është si një finale për sezonin aktual
Trajneri i Interit, Simone Inzagi, e përshkruan ndeshjen kundër Atalantës si një finale e madhe e sezonit aktual në Seria A.
“Ajo e fazës së parë ishte një nga ndeshjet e para të sezonit, ishte ende hapur tregu i transferimeve dhe Atalanta ishte në emergjencë. Tani do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër, që duhet përballuar në mënyrën më të mirë, sepse çmimi për t’u paguar është i lartë. Qasja dhe menaxhimi janë shumë të rëndësishme në futboll. E pamë këtë në ndeshjen e fundit të kampionatit, ku pësuam gol, sepse nuk kishim bërë një fillim të mirë, por më pas ishim të mençur dhe e përmbysëm një ndeshje që nuk po shkonte siç e kishim planifikuar,” tha ne fillim Simone Inzagi.
Sa përqendrim kërkon kjo ndeshje?
Do të duhet të ruajmë një përqendrim shumë të lartë, të jemi gjithmonë të qartë, me mendje në fushë, sepse do të ketë shumë duele dhe vendime për t’u marrë gjatë 90 minutave. Lojtarët e mi duhet të jenë shumë të qartë.
Keni treguar se mund të shënoni në shumë mënyra të ndryshme
Ne jemi skuadra më ofensive me sulmet më të mira të Serie A, kështu që duhet të jemi të mençur dhe të gatshëm për të lexuar çdo situatë: qoftë një aksion i hapur ose një goditje dënimi, duhet të jemi shumë të vëmendshëm.
Të dyja skuadrat kanë shënuar 63 gola
Janë dy skuadra shumë të mira, që kërkojnë të zhvillojnë futbollin modern. Të dyja po shënojnë shumë gola, sepse të dyja pëlqejnë lojën offensive.