
Sindikata kërkon që paga minimale të bëhet 500 euro
AA
Lidhja e sindikatave të RMV-së në seancën e komisionit ekonomiko social që do të mbahet nesër do të riaktualizojë çështjen e pagave minimale dhe do të kërkoj nga qeveria rritje të pages minimale në 500 euro dhe rritje shtesë për 6000 denarë për të gjitha pagat tjera. Kështu ka bërë të ditur kreu I LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ai gjithashtu njoftoi se LSM ka marë vendimin I cili verifikon përfaqsueshmërinë e saj.
“Paga minimale prej 400 eurosh në RMV është më e ulët se ajo në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Slloveni dhe Kroaci. Qeveritë në rajon ofrojnë mbështetje për punëtorët dhe Qeveria në Maqedoni duhet të bëjë të njëjtën gjë. Shporta minimale sindikale e llogaritur nga LSM vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë dhe këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve është rritur për 2.000 denarë që nga përfundimi i masës së fundit”, theksoi Trendafilov.
Përderisa të punësuarit kërkojnë rritje të pagës minimale, kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se qeveria po punon që të rritet paga mesatare, pasi siç thotë ai, ajo nuk mjafton.