
Sipas VLEN-it, BDI-ja nuk duhej te reagonte për skandalin në Kumanovë
Ekspoentë të koalicionit VLEN në disa raste kanë deklaruar që BDI nuk është dashur të reagon rreth rastit skandaloz në Kumanovë, një mjetë i vetëm i opozitës për të sensibilizuar opinionin, shkruan Flaka.
Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të forta ndaj paraqitjeve të fundit të BDI-së në Kumanovë, të cilat ajo i cilësoi si “hipokrizi paraelektorale” dhe përpjekje të vonuara për të rikuperuar besimin e humbur.
“Kumanova nuk ka nevojë për hipokrizinë paraelektorale të BDI-së. Mbi 20 vjet përbuzje, goditje dhe vuajtje nuk fshihen me disa fjalë të zbrazëta para zgjedhjeve”, ka shkruar Azizi në një reagim publik.
Edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, reagoi ndaj reagimit të BDI-së, duke e quajtur të pasinqertë dhe të vonuar.
“BDI nuk ka të drejtë morale të flasë për dinjitetin e shqiptarëve. Ishin zëvendësministrat dhe funksionarët e tyre që rrinin të heshtur në kolltuqe edhe kur shqiptarët zvarriteshin në tokë, arrestoheshin e poshtëroheshin në prag të shtëpive të tyre. Ata zgjodhën pushtetin para popullit”, u shpreh ai.
Në një demokraci normale, e vetmja armë e opozitës është reagimi, alternativa qeverisëse dhe debati, por nga VLEN, reagimet e BDI-së nuk i pranojnë. Flaka
The post Sipas VLEN-it, BDI-ja nuk duhej te reagonte për skandalin në Kumanovë appeared first on Flaka, në çdo lajm… .