Sistemi i ri i garave në Ligën e Kampionëve dhe rregullat e reja
Liga e Kampionëve, sezonin e ardhshëm do të ndryshojë format, ku do të ketë jo më 32 skuadra, por 36 të tilla. Renditja sezonale e UEFA-s u jep një vend shtesë dy kampionateve më të mira. Në grup do të luhen 8 ndeshje, në vend të 6 të zakonshmeve dhe nuk ka ndeshje të kthimit, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti.
Ndërkohë 36 skuadrat do të renditen në 4 grupe me nga 9 në bazë të renditjes së klubeve, me kampionët e ligave si lider të grupeve. Secila skuadër do të çiftëzohet me 2 rivalë nga çdo grup, një në shtëpi dhe një jashtë.
Pasi grupi të përfundojë, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ta. Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at finale, ndërsa skuadrat që eliminohen, nuk kanë mundësi më të zbrezin në Ligën Europa. Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit, pasi përcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, ndryshe nga 13 që luheshin më parë.
Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Ligën Europa dhe Ligën e Konferencës. Edhe këto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. /BalkanWeb/