“Sjellni një banor të ri se kjo për pare gjithçka bën”, përplasje e ashpër mes Gjestit e Xhenetës (VIDEO)
Xheneta dhe Gjesti i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre brenda shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3.
Me përfundimin e raportit të tyre kanë shpërthyer edhe akuzat për njëri-tjetrin, transmeton Klankosova.tv.
Gjesti u shpreh se Xheneta kurrë më nuk do ta ketë mundësi që të afrohet me të teksa u shpreh se kjo e fundit mbrëmë e ka treguar vetën.
“T’ka dalë fytyra dhe janë pa krejt senet, më nuk e ki mundësinë as me gishtin e vogël me më prek. Kurrë në jetë mos të ndodhë as me më këqyrë më – pasha Zoti as që të preku më” u shpreh Gjesti.