Skadon afati për klauzolën qesharake të Paulo Dibala-s
Roma mund të marrë frymë lirshëm, së paku gjatë afatit kalimtar të janarit sa i përket të ardhmes së Paulo Dibalas. Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej Romës shumë të ulët prej vetëm 13 milionë euro, dhe kjo klauzolë më nuk ekziston.
Klauzola e largimit të Dibalas nga Roma prej 13 milionë euro ka ekzistuar deri më 15 janar dhe asnjë skuadër nuk e ka aktivizuar atë. Gjiganti anglez Çellsi ka shprehur interesim për sulmuesin argjentinas, mirëpo pa arritur të bindin atë të transferohet para datës 15 janar në “Stemford Brixh”.
Gjithsesi londinezët po vazhdojnë interesimin për Dibalan, megjithatë tani Roma do të kërkojë sigurisht më shumë para se 13 milionë euro. Dibala është futbollisti kryesor i Romës këtë sezon, ku në 18 ndeshje zyrtare ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.