“Skamaka është rreziku më i madh te Italia, por “azurët” nuk luajnë me një lojtarë”
Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau “shtatlari” i mbrojtjes së kombëtares kuqezi, Arlind Ajeti ka folur për rikuperimin e dëmtimeve të pësuara gjatë këtij sezonit, si dhe objektivave që kuqezinjëve në Kampionat Evropian.
“Për momentin kemi analizuar gjithmë ekipin italian dhe besoj që ditët në vijim do të analizojmë me detaj sulmuesit dhe lojtarët individual. Ne duhet të përgatitemi për çdo skenar. Për mua Skamaka është rreziku më i madh i “Të Kaltërve”, megjithatë duhen parë të gjithë, pasi Italia nuk luan me vetëm një lojtar.
Kampionati Evropian të jep një emocion shumë të veçantë. Besoj se çdo lojtar e ëndërron të jetë pjesë e këtij turneu dhe ne kemi fatin e madh, që kemi arritur të kualifikohemi e për këtë arsye duhet të japim maksimumin”,- është shprehur më tej qendërmbrojtësi i Kombëtares.