
Skandal në Postat e Maqedonisë: Dënohen 9 punonjës shqiptarë
Në Postat e Maqedonisë, drejtori Orhan Kurtishi dhe anëtarët e bordit Agim Baftija e Hatije Etemi kanë miratuar dënimin e 9 punonjësve shqiptarë me nga 15% ulje page për tre muaj, ndërsa vetëm një maqedonas është përfshirë në listë “për sy e faqe”.
Këto të dhëna bëhen të ditura nga punonjës të Postave të Maqedonisë, identiteti i të cilëve është i njohur për redaksinë tonë, por për arsye sigurie nuk publikohet.
Silas tyre, VLEN po dëshmon se ka fuqi të ndëshkojë në përmasa të tilla shqiptarët, por jo të bëjë punësime me të njëjtat shifra.
Me shantazhe, dënime selektive dhe përndjekje politike nuk do të arrini të fitoni përkrahjen e administratorëve shqiptarë.
Sipas tyre, ndëshkimet kanë karakter selektiv dhe synojnë kryesisht administratën shqiptare, ndërsa përfshirja e një punonjësi maqedonas shihet si veprim formal për të shmangur akuzat për diskriminim etnik.
Kjo qasje revanshiste, thonë ato, është kthim prapa, drejt kohëve që mendonim se i kishim lënë pas. Gostivari Sot