Skandali tek ‘Onkologjiku”/ Ministrja Koçiu hedh poshtë pretendimet: Asnjë rrezik nga rrezatimet radioaktive
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i ka quajtur pretendime të pavërteta se aparaturat e pajisura me substancë radioaktive si kobalti janë lënë korridoreve të spitalit Onkologjik, duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjekëve nga rrezatimet.
Duke raportuar në komisionin e Shëndetësisë, ministrja u ndal edhe tek gjetjet Raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2022 për sëmundjet tumorale, për të cilat theksoi se shumë prej rekomandimeve janë adresuar ndërkohë dhe të tjera janë në proces trajtimi.
Sipas Koçiut buxheti për sigurimin e barnave për trajtimin e tumoreve vetëm në tre vitet e fundit është rritur me 4-fish”.
“Buxheti për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për vitin 2024 është rritur me 42.3% krahasuar me vitin 2013. Në vitin 2013, QSUT përballej me mungesë barnash dhe materialesh mjekësore bazë, jo më të flitej për mbulimin e sëmundjeve tumorale. Sot, buxheti i alokuar për barna dhe materiale mjekësore për QSUT në vitin 2024 është rritur me 28% krahasuar me vitin 2013”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë.
Ndër të tjera ministrja theksoi se kimioterapitë, që më përpara kryheshin vetëm tek Onkologjiku i Tiranës, tashmë ky shërbim merret në shumë nga spitalet rajonale, duke reduktuar kostot për qytetarët.