Skautët e Milanit gjejnë përforcimin e krahut të djathtë për vetëm 2 mln euro!
Skuadra e Milanit po shikon larg e gjerë në këtë dritare transferimi. Stafi i punësuar në zbuluesin e talenteve do të kishte vënë në pah një tjetër perspektivë të ri të fshehur, siç zbulon “Marca” në faqen e saj zyrtare.
Portali iberik foli për klubin milanez si mundësinë e parë në të ardhmen e Buba Sangaré, mbrojtësit të djathtë të Levantes. Gjashtëmbëdhjetëvjeçari mahniti në sektorin e të rinjve të klubit valencias, tashmë në kategorinë e dytë. Tashmë i pranishëm në radhët e kombëtareve të Spanjës U15 dhe U17, ai së fundmi u përball me përfaqësuesen italiane.
Siç raporton “Marca”, Milani dëshiron të sigurojë paraqitjet e tij për një shumë prej rreth 2 milionë eurosh, duke e lene ne huazim te Levante deri në fund të sezonit.