AA
Ish-ministri dhe ish-zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Skënder Hyseni, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe qëndrimeve publike të përfaqësuesve aktualë të LDK-së.
Përmes një postimi të drejtpërdrejtë dhe kritik në rrjete sociale, Hyseni i është drejtuar “qunit të LDK-së”, siç e quan ai, duke aluduar në Lumir Abdixhikun, kryetarin aktual të kësaj partie.
Sipas Hysenit, pikërisht LDK-ja dhe udhëheqësit e saj të tanishëm janë përgjegjës për sjelljen në pushtet të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
“Zot i Madh, kot po vajton ky quni i LDK-së. Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thotë vetes Kryetar i LDK-së,” ka shkruar Hyseni.
Postimi i plotë:
Zot i Madh,
Kot po vajton ky quni i LDK-së. Albin Kurtin dhe noteren e tij Vjosa Osmanin i solli në pushtet ky far Lumiri që i thot veti Kryetar i LDK-së. As këtë të mjerin Avni Dehari nuk e solli askush aty ku e vetmja gjë që di të thotë është: “Ndalja telefonin, asi mikrofonin…”!
Mos vajto ti quni i LDK-së por behu burrë, nese je?! Dhe, pranoje që je pjesë e shtetrrënimit, së bashku me miqët tu. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani!
S.H.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me temperatura që do të
Dyzet e katër raste me ethe të Nilit Perëndimor janë konfirmuar në vend, informoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski
MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, nëpunësit policorë kanë privuar nga