
Skuadra e Premier Ligës futet në garë për Mbapen, e konfirmon trajneri
Kilan Mbape duket se e ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij me PSZH-në, me sulmuesin francez që i dërgoi përfundimisht letrat e “divorcit” presidentit Naser Al-Khelaifi.

Reali i Madridit duket se është në “pole-position”, por në garë për të ka hyrë dhe Arsenali. Kjo gjë është pranuar nga verë trajneri i “topçinjve”, Mikel Arteta, i cili ka kërkuar që klubi të tentojë shërbimet e yllit të Francës.
“Nëse duam të jemi skuadra më e mirë në botë, do të na duhen talentet dhe lojtarët më të mirë, kjo është e sigurt. Unë nuk jam pjesë e këtyre bisedimeve akoma. Por duket se do të ketë një drejtim ndryshe. Të gjithë duan të luajnë për Arsenalin. Të paktën, lojtarët me të cilët kemi biseduar gjithmonë kanë buzëqeshur kur i kemi hapur dyert. Kjo është për shkak të historisë dhe asaj që ne kemi bërë në të shkuarën”, u shpreh tekniku spanjoll.