![Skuadra italiane kontakton Dinamo Zagrebin për Arbër Hoxhën](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/01/Arber-Hoxha-watches-the-play-during-a-Group-B-match-between-Italy-and-Albania-scaled-850x560.jpg)
Skuadra italiane kontakton Dinamo Zagrebin për Arbër Hoxhën
Leçe ka kontaktuar Dinamon e Zagrebit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha në merkaton e janarit. Me hapjen e merkatos së janarit ekipet italiane përfshirë Leçen kanë nisur punën për t’u përforcuar për pjesën e dytë të sezonit.
Gazetari italian, Xhianluka di Marzio, raporton se drejtori i Leçes, Pantaleo Korvino është duke e vëzhguar nga afër sulmuesin shqiptar, Arbër Hoxha, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Dinamon e Zagrebit. Pas dëmtimit të Lamek Banda, shqiptari po vlerësohet si alternativa më e mirë për t’i besuar krahun e majtë të sulmit të Leçe-s.
Kujtojmë se Hoxha u transferua tek Dinamo Zagreb në janar të vitit 2024 për 1 milionë euro. Hoxha doli nga moshat e ekipit të Prishtinës dhe pas aventurës së tij më disa ekipe të ligës kosovare, depërtoi në skenën e futbollit evropian duke luajtur për Slaven Blupo, Lokomotivën e Zagrebit dhe së fundmi me gjigandin kroat të Dinamos së Zagrebit.
Shifra e përfolur që Leçe mendohet se do paguajë për të siguruar firmën e Hoxhës është 1.5 milionë euro.