
Skuadrat franceze në kreun e renditjes, disfatë për Barcelonën
Janë luajtur ndeshjet e raundit të 17-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Kryesuesit e Paris Basketboll nuk kanë zbritur në fushë për shkak të një virusi që ka prekur shumicën e skuadrës dhe Euroleague vendosi ta shtyjë sfidën.
Me nga 11 fitore në krye të renditjes, bashkë me Paris Basketball, janë edhe Monako, Olimpiakos e Bajern Munih. Skuadra gjermane arriti një fitore në sekondën e fundit ndaj Milanos.
Rikthehet te fitorja Real Madrid, që mundi thellë 94-72 pikërisht Monakon. Ndërsa Barcelona u mund 86-81 nga Virtus Bolonja. Fitore të thellë korri edhe ekipi kampion në fuqi i Panatinaikos, që mundi 104-69 Baskonia.
Euroleague-Raundi 17
Panatinaikos – Baskonia Gasteiz, 104-69
Paris Basketball – Fenerbahce, e ndërprerë
Real Madrid – Monako, 94-72
Anadolu Efes – Partizan Beograd, 86-77
Zalgiris Kaunas – Vileurban, 72-78
Virtus Bolonja – Barcelona, 86-81
Olimpiakos – Alba Berlin, 90-85
Crvena Zvezda – Makabi Tel Aviv, 81-73
Armani Milano – Bajern Munih, 78-79