Skualifikim për një ose dy ndeshje, shikoi ndeshjen në rrjetet pirate!?
Fermin Lopez, mesfushori i Barcelonës, së fundmi iu bashkua skuadrës së Hans-Dieter Flik, mbas pushimeve verore, pas Olimpiadës. Lojtari i lindur më 2003, i freskët nga medalja e artë në Paris, nuk ishte i disponueshëm për debutimin e ekipit katalanas në këtë edicion të La Liga-s. Dhe ndeshjen kundër Valencias e ndoqi nga shtëpia e tij.
Fermin Lopez, pavarësisht se nuk ishte i disponueshëm, publikoi një postim në Instagram në të cilin tregoi të gjithë mbështetjen e tij për “Blaugranët”. Problemi, megjithatë, është se nga fotografia mund të shihet qartë se djali i rritur në ekipin e të rinjve katalanas nuk po e shikonte ndeshjen në transmetuesin televiziv që ka të drejtat e La Liga-s, por në një faqe pirate.
Një lapsus i bujshëm, që nuk kaloi aspak pa u vënë re dhe u bë menjëherë “viral” në internet.
Fshirja e postimit në fjalë ishte pak e dobishme, sepse brenda pak minutash pamja e ekranit përfundoi në të gjitha mediat. Nuk mjaftoi as postimi i një tjetër qasjeje, me imazhin këtë herë të marrë nga “Dazn”, që transmeton ndeshjet e kampionatit në La Liga.
Dëmi tashmë ishte bërë, duke provokuar zemërimin e drejtuesve të futbollit spanjoll, të cilët tani mund ta skualifikojnë, sipas mediave të ndryshme iberike, për një ose dy ndeshje.