![Slot: Kemi një ekip shumë të forte, nuk ka nevojë për përforcime](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Arne-Slot-reacts-during-the-Europa-League-second-leg-quarterfinal-soccer-match-between-Roma-and-Feyenoord-scaled-850x560.jpg)
Slot: Kemi një ekip shumë të forte, nuk ka nevojë për përforcime
Liverpulli ishte nga të paktat skuadra në Premier Ligë që nuk pati asnjë përforcim në merkaton e janarit. Gjithsesi, për trajnerin Arne Slot, ky nuk përbën ndonjë problem, duke u shprehur se është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.
“Ndoshta nuk ka shumë menaxherë që kanë një ekip aq të mirë sa timin. E kam thënë shumë herë, ne kemi një ekip shumë të fortë. Nëse shikoni renditjen, mendoj se lojtarët kanë treguar se besimi që kemi tek ata ishte i justifikuar. Ne nuk kemi patur shumë lëndime afatgjata për momentin”, u shpreh Slot.
“Në të kaluarën kemi pasur probleme me Alisson, Jota dhe me disa lojtarë të tjerë. Por për momentin, prëveç Trent, të gjithë sërish në dispozicion sot. Pra, nuk ka asnjë arsye për të shtuar asgjë në ekip”, tha Slot.