Slot tregon respekt për “Djajtë e Kuq”: Kanë lojtarë më të mirë se sa tregon tabela
Të dielen zhvillohet derbi më i madh në futbollin anglez. “Anfield” do të dhurojë shfaqjen mes Liverpulit dhe Man. Junajtedit, e cila zhvillohet në orën 17:30. Dy skuadrat më të trofeshme në Premierligë pritet të dhurojnë spektakel ashtu si në çdo ndeshje mes tyre.
Trajneri i Liverpullit, Arne Slot para ndeshjes ka vlerësuar lartë skuadrën e Man. Junajtedit, duke thënë se ata kanë futbollistë shumë të mirë.
“E thashë para ndeshjes së parë dhe mund ta them edhe një here. Ata kanë lojtarë shumë më të mirë, për mendimin tim, sesa ndoshta tabela e ligës tregon për momentin”, deklaroi tekniku holandez.
Liverpulli po kalon një sezon fantastik, duke qënë lider i tabelës me 45 pikë në 18 ndeshje, ndërsa Junajtedi renditet në vendin e 14-të, me vetëm 22 pikë. Në ndeshjen e parë të këtij sezoni, Liverpulli e mposhti Man. Junajtedin në ”Old Trafford”, me 0-3.