Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga krahu i Arben Taravarit, i pyetur nëse ka ambicie që të kandidojë për kryetar të ASH-së, tha se për momentin nuk ka ambicie të tillë.
MARKETING

“Ne, mendojmë që Taravari duhet të shfrytëzojë të drejtën statutare të partisë për tu kandiduar për së dyti herë. Sipas statutit ka të përcaktuar dy herë. Ne kemi pas një ideologji një veprimtari. Një mundësi, një matrice e të menduarit, kemi kaluar në faza të vështira partiake, nuk është lehtë të kalohet në faza ku partia do të goditet nga të gjitha anët, pra goditjet ndaj ASH-së dhe ndaj Taravarit po ndaj gjithë eksponentëve por edhe ndaj nesh kanë qenë të pamatshme, asnjëherë nuk ka ndodhur diçka e tillë”, deklaroi Snopçe në emisionin “Debat në Shenja”.