
Snopçe ironozion Frontin Evropian: Kam një dilemë që nuk mund ta deshifroj!
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka ironizuar koalicionin “Fronti Evropian” pasi ky i fundit u nda sa i përket votimit të ndryshimeve të propozuara nga VMRO-DPMNE-ja për Ligjin e Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore.
“Kam një dilemë si matematicient që nuk mund ta deshifroj.
Kush i përfaqëson tani votuesit e të ashtuquajturit “Front Europian”? Ato që votuan në tre të mëngjezit për propozimin e Qeverisë në formim, apo ato që nuk votuan?”, ka shkruar deputeti Snopçe.