
Sobozlai nuk ka frikë të flasë edhe për tripletën e mundshme
Mesfushori hungarez, Dominik Sobozlai është i kënaqur nga forma e tij këtë sezon dhe pyetjes nëse ai po kalon formën më të mirë të sezonit, iu përgjigj shpejtë.
“Është sezoni im i dytë këtu, kështu që nuk ka qenë një kohë e gjatë për të pasur mundësinë që të shënoja në dy ndeshje radhazi. Jam shumë i lumtur që ndihmoj skuadrën. Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Nëse mund të shënoj edhe më shumë gola në ndeshje radhazi, do të isha i lumtur, por derisa të jemi të parët në kampionat, unë jam më i lumtur”.
Liverpulli u shkëput +13 nga Arsenali në krye të klasifikimit, por Sobozlai thotë se ky nuk është momenti për të ëndërruar.
“Do të mund ta bëjmë vetëm kur matematikisht ata nuk kanë mundësi të na kapin. Jemi shumë të lumtur që jemi 13 pikë përpara, por do të fokusohemi te vetja. Tani na pret Liga e Kampioneve, kështu që do të duhet të përqendrohemi edhe te kjo gjithashtu. Pastaj ndeshje pas ndeshje presim të qëndrojmë në krye”.
Liverpulli është në finalen e Kupës Karabao dhe u kualifikua në 1/8-at e Ligës së Kampioneve e para në fazën e ligës. Por a synojnë ata tripletën këtë sezon?
“Kur erdha në Liverpull doja të fitoja gjithçka në sezonin tim të parë. Nuk më pëlqen të flas për të. Duhet të përqendrohemi siç thashë ndeshje pas ndeshje. Së pari duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve. Dhe kemi një ndeshje në Premier Lige në mes. Pastaj kemi një finale kupe kundër Njukasëllit. Ata janë një skuadër vërtet e vështirë. Ata kanë një stil shumë të mirë loje, kështu që ne duhet të jemi gati. Ne do të fokusohemi fillimisht në Ligën e Kampionëve dhe më pas do të vijë edhe finalja e kupës.