Sondazh i ri: VMRO-DPMNE ruan epërsinë, VLEN i afrohet BDI-së në kampin shqiptar
Një hulumtim i opinionit publik i realizuar nga agjencia Market Vision në periudhën 10–27 qershor, me porosi të MKD.mk, tregon se partia në pushtet VMRO-DPMNE mbetet bindshëm e para në mbështetjen e votuesve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas sondazhit, në pyetjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, rezultatet janë:

- VMRO-DPMNE: 20,5%
- LSDM: 6,2%
- BDI: 5%
- VLEN: 4,4%
- Levica: 2,9%
- ZNAM: 1,5%
Kur analizohen vetëm të anketuarit e përcaktuar politikisht (497 nga 1.200 gjithsej), raporti mes VMRO-DPMNE dhe LSDM mbetet pothuajse i njëjtë. Po ashtu, VLEN shfaq një rritje të afërt me BDI-në në mesin e votuesve shqiptarë.
Në nivel liderësh politikë, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, vazhdon të ketë nivelin më të lartë të besimit krahasuar me liderët e tjerë politikë.
Sipas të dhënave, dy drejtuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, gëzojnë më shumë besim sesa lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në mesin e elektoratit shqiptar.
