Sonte nis “Big Brother VIP 4” – Albania
Big Brother VIP çel sonte edicionin e katërt, që vjen sërish nën moderimin e Ledion Liços, krah të cilit do të qëndrojnë dy opinionistët, Arbër Hajdari, i cili rikthehet në këtë rol për herë të katërt dhe Neda Balluku, ish-banore e Big Brother 4, që ka ndjekur e komentuar me kërshëri çdo sezon.
Pas një pune kolosale, shtëpia më e famshme në Shqipëri vjen krejtësisht e ridizajnuar, me stil modern, me ambiente të reja, plot ngjyra e drita. Gjithçka do të zbulohet këtë mbrëmje, kur dera e BBV do të hapet për të mirëpritur konkurrentët, që për herë të parë në këtë edicion nuk do të jenë vetëm personazhe të famshëm, por edhe figura jopublike, që i veçon historia që do të ndajnë me publikun.
Për herë të parë po ashtu, pritet një shkëmbim banorësh mes formatit shqiptar të “Big Brother Vip” dhe atij Italian “Grande Fratello”.
Me teknologji moderne, mbi 100 kamerat e vendosura në çdo cep të shtëpisë do të jeni syri i publikut, që do të ndjekë 24 në 24 jetën e banorëve nëpërmjet dy kanaleve BBV 1 dhe BBV 2 në platformën Digitalb.
Big Brother nuk është thjesht një reality show, por është shndërruar në fenomenin televiziv që mban mbërthyer publikun shqiptar, duke e përfshirë në diskutime e debate sociale.
Spektaklin premierë me performanca ekskluzive dhe shumë surpriza mund ta ndiqni sot në orën 21:15 në Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.
Gruevski pyes ministrin Fillkov: Kush është në pushtet
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, i cili ka fituar azil në Hungari, ka reaguar përmes një postimi të
(VIDEO) Policia kap 4 persona për kontraband me
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se kanë privuar nga liria katër persona, pas një aksioni
(VIDEO) Kërcënimi ndaj Hodait, zv/ministri i Arsimit kërkon
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani i ka dalë në mbrojtje, Blendi Hodait, kryetarit të organizatës, Forumi për Ndryshime