AA
Prej datës 1-5 Shtator, Teatri Ultra i Kumanovës do të presë pesë teatro nga vendi dhe rajoni me shfaqje të ndryshme çdo natë.
• Ora e fillimit: 20:00 (përveç natës së parë dhe të fundit: 19:30)
• Hapja solemne: me shfaqjen e Teatrit Shqiptar Shkup, “Të rresh a të mos rresh”
• Mbyllja e festivalit: më 5 Shtator, Teatri i Tetovës me shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”
Qazmedin Nuredini, pjesë e stafit organizativ, thekson se qëllimi i festivalit është të promovojë artin skenik, të krijojë mundësi për artistët e rinj dhe të shndërrohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme teatrore në rajon.
🎶 Gjatë festivalit do të ketë gjithashtu punëtori, evente muzikore dhe shfaqje mysafire nga rajoni.
Vendi: Shtëpia e Kulturës – Kumanovë
Biletat: Në shitje çdo ditë te Shtëpia e Kulturës
Ky festival është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e RMV-së.
Mos e humbisni këtë festë të artit dhe emocioneve teatrale!
Vendi po vazhdon të përballet me zjarre, ndërsa temperaturat e larta po sfidojnë edhe më shumë isntitucionet. Qendra e Menaxhimit
Rastin e personit të tretë të përfshirë në aksidentin tragjik në Radishan, në të cilin humbi jetën 19 vjeçari, Prokuroria
Disa komuna në vend po ndërmarrin masa të ndryshme mbështetëse për qytetarët, përmes subvencioneve për kategori të caktuara – nga