AA
Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e veprimtarit dhe politikanit të njohur nga Struga, Tahir Hani.
Pas një sëmundjeje, ai ndërroi jetë më 8 nëntor të vitit të kaluar. Shumë miq dhe bashkëpunëtorë ate e kujtojnë si njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e kombëtare.
Hani për dekada të tëra ishte i pranishëm në jetën publike dhe politike të vendit, duke lënë gjurmë në procese të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Ai njihej si një personalitet i vendosur dhe konsekuent në qëndrimet e tij, me kontribut të çmuar në zhvillimin lokal e institucional.
Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1981, u kyç në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe mori pjesë në demonstratat e asaj kohe, për çka u arrestua nga UDB-ja dhe vuajti disa vite burg. Pas lirimit, vazhdoi aktivitetin shoqëror e politik, duke qenë ndër veprimtarët që kontribuan në konsolidimin e institucioneve dhe të përfaqësimit politik të shqiptarëve.
Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës dhe gjatë karrierës së tij ka mbajtur funksione të rëndësishme shtetërore: nga viti 2001 deri në vitin 2005 ka qenë kryetar i Komunës së Veleshtës, më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në periudhën 2006–2011, zëvendësministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit nga viti 2011 deri në vitin 2013, si dhe Ministër i Vetëqeverisjes Lokale në vitin 2013. Në vitet e fundit, Tahir Hani ushtronte detyrën e zëvendëssekretarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mbetur aktiv në politikë deri në ditët e fundit të jetës së tij.(INA)
Kënga më e re e Yll Limanit dhe Rita Orës, me titull “All Natural”, sapo doli në platformat digjitale dhe
Kryetari i Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund
Në emisionin “Goca dhe Gra”, moderatorja Kiara Tito u shpreh hapur për qëndrimin e saj ndaj tradhtisë. Ajo tha se