AA
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë këtë të martë do të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor në rastin “Banjska” ndaj të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.
Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.
42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një