SPAK heton Luiz Ejllin, dyshohet se kërcënoi zyrtarët e IKMT
AA
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut.
Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të Inspektorarit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.
Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave
“Prapaskena” shkruan se në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.
Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.
Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.
Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.
Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u ndëshkuan më pas me shkarkim nga kru i ri i IKMT, Ervin Hoxha.
Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha kontrollohet nga grupi kriminal Bajrajt. Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK./iconstyle.al
Saveski për mundësinë e ndryshimit të akuzës për
“Nisma e mbrojtjes në rastin e zjarrit në Koçan nuk mund të jetë bazë për rishqyrtimin e aktakuzës, pasi një
Siljanovska: Do ta analizoj Ligjin për Bankën Popullore,
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova po analizon me kujdes Ligjin për Bankën Popullore dhe shkeljen e të mundshme nga Guvernatori Trajko
Tensione në stadium para fillimit të ndeshjes, policia
Sonte nga ora 20:45 do të përballet Kosova dhe Turqia. Një orë para fillimit të ndeshjes dhe stadiumi veçse është