Spasovski: U pa se si kaluam në zgjedhje, tash është e rëndësishme të definohet se si do të funksionojë LSDM në të ardhmen
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, deputet i ardhshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski në Click Plus në TV21 ka komentuar ngjarjet e fundit në LSDM.
Pas dorëheqjes të kryetarit Dimitar Kovaçevskit, Spasovski bëri të ditur se do të zhvillohen zgjedhjet brenda partiake, siç shtoi, në fillim zgjedhjet për kryetarin e partisë, mandat i cili do të zgjasë deri në maj të vitit 2025.
Njëra është të hyjmë në zgjedhjen e kryetarit të partisë brenda 15 ditëve, fillon procedura, sigurisht që komisioni zgjedhor do ta marrë rolin këtu, mandati i kryetarit që do të zgjidhet do të jetë deri në maj 2025, afati i mandatit të udhëheqjes është deri atëherë. Na duhen analiza serioze, jo vetëm analiza se si dolëm në zgjedhje. Është më se e dukshme, mund të përcaktojmë arsyet pse ndodhi ajo që ndodhi, por thelbi është se si do të funksionojë partia në të ardhmen”, tha Spasovski.