AA
Kumanovë, 31 korrik 2025 – Në kuadër të aktiviteteve verore për nder të bashkatdhetarëve që vizitojnë vendlindjen gjatë pushimeve, klubi futbollistik KF Bashkimi 1947 do të organizojë një ndeshje miqësore me karakter festiv ndaj ekipit nga Kosova, KF Prishtina e Re.
Takimi parasezonal, i cili pritet të kthehet në një spektakël sportiv dhe emocional, do të zhvillohet më 2 gusht (e shtunë), në orën 17:30, në stadiumin e qytetit në Kumanovë.
“Ua sjellim Kosovën në Kumanovë” është motoja që shoqëron këtë ndeshje, e cila ka për qëllim të mbushë zemrat e mërgimtarëve me dashuri dhe nostalgji për futbollin vendas. Të dy ekipet këtë sezon do të garojnë në ligat elitare të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, çka i jep sfidës edhe më shumë peshë sportive.
Organizatorët theksojnë se rezultati është në plan të dytë, ndërsa qëllimi kryesor është forcimi i lidhjeve vëllazërore dhe ofrimi i një atmosfere festive për të gjithë sportdashësit.
“Mirë se vini, vëllezër!” – është mesazhi që KF Bashkimi u drejton tifozëve dhe mërgimtarëve që ndodhen në qytet gjatë kësaj periudhe. (INA)
Maqedonia e Veriut ka flotën më të vjetër të automjeteve në rajon, me një moshë mesatare prej 19,4 vjetësh, sipas
Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor
Policia ka zhvilluar sot një aksion kontrolli në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare të Qytetit në Tetovë, ku te