Spektakël i madh në Tiranë, shiten të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki
Kombëtarja e Shqipërisë ndeshjet e radhës në Ligwn e Kombwve do t’i zhvillojw gjatë muajit nëntor dhe si kundërshtarë do ta ketë Republikën e Çekisë dhe Ukrainën. Të dy ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
Në takimin e parë ndaj Kombëtares çeke, janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë. Sidomos pasi në Pragë u paraqiten disa banera kundër shqiptarëve.
Ndeshja ndaj Çekisë zhvillohet, më 16 nëntor nga ora 20:45, kurse ajo ndaj Ukrainës, më 19 nëntor. Kujtojmë se ekipi i Silvinjos ende ka gjasa për ta zënë pozitën e parë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë më pak se lideri Çekia në Grupin 1, të Ligës B./Indeksonline/