
Spektakël me Bazelin, shënon tripletë për fitoren dhe kreun në Zvicër
Xherdan Shaqiri ka dhuruar spektakël për Bazelin. Sulmuesi shqiptar realizoi tripletë për skuadrën e tij kundër Servete në sfidën që u mbyll 3-1.
Ishte pikërisht Shaqiri që hapi rrugën e rrjetës në minutën e 40-të me një gol nga goditja e dënimit. Më pas, kur sfida dukej se po shkonte drejt barazimit, Shaqiri shënoi dy gola për dy minuta. Në minutën e 91-të me penallti fillimisht dhe më pas me një goditje mbylli sfidën duke lehtësuar tifozët.
https://streamin.one/v/cf5c6ed3
Bazeli ndodhet në vendin e parë pas 15 javësh dhe Shaqiri ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar shtatë të tjerë.