AA
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hagë, ku në kuadër të agjendës së saj pritet ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e paraburgimit të Gjykatës Speciale.
Vizita te Thaçi pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme dhe vjen në kuadër të qëndrimit zyrtar të Spiropalit në Holandë, që përfshin edhe takime me përfaqësues të lartë të shtetit holandez, shkruan TCH.
Gjatë vizitës në Hagë, Spiropali do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Holandës, David van Weel, me të cilin do të nënshkruajë një deklaratë të përbashkët për forcimin e partneritetit dhe mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë.
Ministrja shqiptare do të mbajë gjithashtu një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, ku do të diskutojë me studentët dhe akademikët mbi angazhimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në përfundim të vizitës, Spiropali do të takohet edhe me rrjetin e profesionistëve të rinj shqiptarë që jetojnë në Holandë, në mjediset e Ambasadës shqiptare në Hagë.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski njoftoi se deri në fund të vitit pritet të fillojë procesi i zgjerimit
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka publikuar analizën më të fundit financiare për vitin 2025, e cila nxjerr në
Nga Shkupi vjen edhe rroga rekord absolut në vend prej pak më pak se 190.000 euro në muaj bruto e