
“Spo i bëjnë dot numrat”, deputeti i VV-së fajëson opozitën: Po bëjnë lojë të paskrupullt

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka fajësuar opozitën për mos-krijimin e institucioneve, duke i akuzuar ata për bërjen e lojërave të paskrupullta në lidhje me formimin e institucioneve të Kosovës, shkruan Insajderi.
“Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk do të duhej të kishte asnjë dilemë. Jemi duke e parë një lojë të paskrupullt dhe të pakuptimtë nga opozita, që fillon me çështjen e mandatave, prej të cilëve dolën turpërisht dhe po vazhdojnë tani me çështjen e kryeparlamentares,” tha ai përcjell Insajderi.
Në lidhje me kryeparlamentaren, ai shprehu besimin se Albulena Haxhiu do të jetë pa dyshim kandidate për këtë pozita.
“Ne presim që shumë shpejt kjo sagë e panevojshme të përmbyllet, të formohen institucionet dhe Kosova të vazhdojë me rrugën e saj,” tha Abrashi.