Spostimet nga një cep i botës në tjetrin, kanë bërë që të ndryshojë ritmi kardiak te piloti i F1
Viti 2024 në Formula 1 do të regjistrojë rekordin e 24 garave, një kampionat që do të nisë më 2 mars dhe përfundojë më 8 dhjetor. Një sezon i gjatë që do të shohë pilotët të lëvizin nga një anë e globit në tjetrën, çka për pilotin e ri britanik Xhorxh Rasell po kthehet në një problem.
Sipas britanikut, këto lëvizje kanë ndikime në shëndetin e pilotëve, pasi gjatë vitit disa herë detyrohen të përshtaten më ndryshimin e orarit.
“Për shkak të ndryshimit orar, kalimit nga një kontinent në tjetrin, frekuenca ime kardiake gjatë gjumit të natës është afërsisht 25% më e lartë se në rastet kur qëndroj në një vend më gjatë. Këtë verë kalova dy javë pa lëvizur në të njëjtin vend dhe kjo ishte periudha më e gjatë në tri vitet e fundit pa bërë udhëtime. Dhe në ato dy javë, frekuenca ime kardiake ishte në nivelet më të ulta se asnjëherë më parë”, tha më tej piloti i Mercedes.
“Gjatë dimrit, frekuenca kardiake stabilizohet gjithnjë në një pikë të ulët, por sapo nisin udhëtimet ajo rritet. Fle më pak, rikuperoj më pak dhe kjo është normale kur kalon një nga cep i botës në tjetrin. Këtë që e them e konfirmojnë të dhënat e mia”, u shpreh Xhorxh Rasell.