Squid Game po vjen më 26 dhjetor, Netflix ndan detaje të reja për sezonin e dytë
AA
Sezoni i dytë i serialit të shumëpritur “Squid Game” po vjen në Netflix më 26 dhjetor, ka bërë të ditur platforma e serialeve dhe filmave.
Përveç kësaj, platforma ka publikuar një trailer të ri të shkurtër, duke zbuluar disa sekuenca të këtij sezoni.
Netflix gjithashtu ndau disa detaje të vogla për sa i përket sezonit të ri.
Personazhi Seong Gi-hun, apo lojtari me numrin 456 që triumfoi i pari në garë, heq dorë nga shkuarja në Amerikë për t’u rikthyer sërish me një zgjidhje të re në mendjen e tij.
Gi-hun zhytet edhe një herë në lojën misterioze të mbijetesës, duke filluar një lojë tjetër jetë a vdekje me pjesëmarrës të rinj për të fituar çmimin e madh.
Seriali jug-korean “Squid Game” u bë sensacion në vitin 2021 me dinamikat e interesante të skenarit.
Me padurim po pritet lansimi i sezonit të dytë nga fansa e serialit.
Baush: Kreditë duhet të shkojnë për investime, jo
Ekonomisti Abil Baush ka deklaruar se përdorimi i huave publike për shpenzime operative, si pagat dhe pensionet, nuk kontribuon në
Halili: Ulja e TVSH-së për derivatet jo e
Ekonomisti Faton Halili e ka cilësuar të pamjaftueshme masën për zvogëlimin e TVSH-së për derivatet e naftës. Në emisionin “Debat
Halili: Maqedonia e Veriut mbetet pas rajonit, me
Ekonomisti Faton Halili, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi se kapaciteti i Maqedonisë së Veriut në raport me vendet e