
Statistika, rekord negativ për Francën që plot 60 vitesh që nuk regjistrohej
Goli me aksion është shndërruar në një makth për Francën në këtë Europian. “Gjelat” nuk kanë shënuar asnjëherë nga loja e hapur në gjashtë ndeshjet e fundit.
3 golat e vetëm të Francës, janë shënuar 1 me penallti dhe 2 kanë qenë autogola. Kjo statistikë “shterpë”, kishte plot 60 vitesh që nuk regjistrohej. Duket se francezët janë futur në një ngërç për sa i përket gjetjes së golit.