Stoltenberg: NATO ndihmoi t’i jep fund luftërave etnike në Kosovë e Bosnje
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur në Fondacionin Heritage, duke theksuar nevojat për shpenzime të shtuara dhe të qëndrueshme të mbrojtjes në të gjithë aleancën e NATO-s.
Ai ka thënë se me luftën që po zhvillohet në Evropë, me Kinën duke u bërë gjithnjë e më e fortë, gjithnjë e më shumë aleatë duhet ta kuptojnë vlerën e qëndrimit së bashku.
“Për 40 vjet ne e frenuam Bashkimin Sovjetik, pastaj befas Bashkimi Sovjetik nuk ishte më, dhe njerëzit thanë se NATO duhet të dalë jashtë zonës, dhe ne dolëm jashtë zonës dhe ndihmuam për t’i dhënë fund dy luftërave brutale etnike në Ballkan: në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe në Serbi apo Kosovë. Dhe më pas, pas (sulmit) 9/11, NATO bëri diçka që askush nuk e parashikonte që ne do të bënim dhe që ishte të ishim në vijën e parë të luftës kundër terrorizmit dhe të ndihmonim Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Stoltenberg.