
Stresi: Nuk e kuptoj mbi ç’bazë mbahen ende në burg Noizy dhe Crax? Përse duhet të rri unë në arrati?
AA
Rap-artisti i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, ka reaguar sërish për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax.
Ai gjithashtu ka folur edhe për veten dhe se përse ata duhet t’i përjetojnë këto gjëra, pa pasur gisht në atë ngjarje.
Tutje, fituesi i Big Brother VIP thotë se i vjen marrë kur lexon fjalën ‘ekstradim për në Kosovë’, duke shtuar se nuk ka asnjë provë në lidhje me rastin.
Mes tjerash, 38-vjeçari thotë se Noizy dhe Crax do të lirohen, por që kjo do iu mbetet sikurse arrë në fyt.
Postimi i plotë i Stresit:
“Deshira per vanitet eshte boshllek shpirteror te cilin nuk ka pushtet as pare qe ta mbush…
Ty , atij, asaj e gjithe soj-sorollopit te juj qe po shfrytezoni rastin me u klikue e me u permende neper “ hazer-xhevap” sot ndjej me te vertete dhimbje e keqardhje per ju!
Karrikja eshte per te ulur ndaj vihet b…ne te se po te vihej kryet pak njerez do uleshin aty.
Ju erdhi rasti me shfrytezue arrestimin e dy artisteve me shfry inatin qe paskeni pase me ne …. Akoma nuk e kuptoj mbi ç baze, prove a hamendesim mbahen ende ne burg Noizy dhe DJ Crack….? Pse u dashka une te rri ne arrati?
Sa marre tek lexoj fjalen “ ekstradim” per ne Kosove!!!!
Nuk ekziston asnje pamje ku provohet qe kemi ushtruar dhune. Nuk u hetua as nuk u pyet Asnje deshmitar, ju mjaftoi fjala e nje langaraqi …Madje tani po e kuptoj qe gjithe ky inskenim paska qene nje pakt mes djallit dhe poshtersise suaj per te hedhe balte mbi ne.
Njerzit shiten lire, kam degjuar te jene paguar gazetare me shume pak lek per te bere tituj kundra meje, u keni dhene hapsira lloj lloj laperi per te qelbe studiot tuaja kundra nesh ne emer te zerit te lire!!!
Akuzohem qe kam qene i armatosur, po kundra kujt do gjuaja une…Plumi do burre se lloj lloj plehre ta flliq! Me te thene te drejten nese do ishin plumat prej m**i shume kisha shpraze ne ju se vec aq meritoni.
Duke dashur te na demtoni na bete me te fort edhe na i hapet syte me kuptue shume!
Sajoni kercenime, e flisni ne emer te vendosjes se rendit pa rend perversa tik-toku .
Noizy dhe Crack do dalin shpejt, po kjo ngjarje do ju mbet arre ne fyt dhe do ta keni veshtire ta kaperdini.
Ra ky mort e pame shkruante Kadare…..”.
Zyrtarët amerikanë insistojnë të jenë prezent në seancat
Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezent në seancat e Gjykatës Speciale ku do të paraqiten provat e mbrojtjes. Mbrojtja e
Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të
Një ekip ekspertësh nga Turqia me në krye Bajram Vardarin është angazhuar për të përpiluar Master planin zhvillimor të kandidatit
Urimi i Gashit për 1 Shtatorin: Mësimdhënësit dhe
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi,